Një granatë dore ka shpërthyer para një magazinë në qytetin e Fushë-Krujës. Sipas policisë ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe jo në njerëz. Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al
Një granatë u hodh në një magazinë natën në Fushë Krujë
schedule13:41 - 22 Janar, 2018
schedule 13:41 - 22 Janar, 2018