Gent Kame, aktori i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale ndërkombëtare, përfshirë produksione italiane, franceze dhe shqiptare, vjen në një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij, në ‘Pas Mesntatë’, në ABC News.
“Nuk besoj se aktrimi është cështje teknike të silles si..të bësh sikur je aktor. Aktrimi është një marrëdhënie me njerëzit, të jesh njeri i sinqertë, i thjeshtë, të jesh vetëvetja dhe të bësh punën tënde. Pra, të rregullosh atë situatën që të është dhënë nga regjizori në një film.” thotë.
Djali, i aktorit dhe regjisorit të njohur Gëzim Kame, ai thotë se është përgjegjësi e madhe, por jo vetëm e tij por e cdo fëmije që emrin e babait mos ta ndotë.
“Në rastin konkret sa i përket këtij profesioni, padyshim që ti je në gjykimin e një publiku shumë herë më të gjerë. Je nën lupën e njerëzve sa i përket krijimtarisë. Është një përgjegjësi shumë e madhe sepse Gëzimi, bën pjesë te ajo plejadë artistësh që e kanë ngritur arti dhe kulturën shqiptare, me shumë mund e sakrificë. E kanë bërë në një nivel jashtëzakonist të lartë. Pra që mund të krenohen në gjithë Botën”, shprehet ai, ndërsa shton se puna me ta ka qenë shkollë e mirëfilltë, jo thjesht përvojë.
“Gëzimi nuk ka patur dëshirë që unë të vijoj këtë profesion, ia dinte vështirësitë, problemet, ia dinte mungesat ekonomike. Megjithatë nuk ka qenë një prind që vinte veton, më linte t’I bëja gabimet e mia në jetë dhe këto gabime më pas të bëheshin mësime. Filmi I parë që bëra ishte një serial në Francë. Ishte për mua ana më problematike, kasetën do ia nisja Gëzimit me postë që ai ta shihte. Ishte shumë e rëndësishme cfarë do thoshte. Pas viteve 90, ishte ideja e emigrimit, për një jetë më të mira.
Katër vitet e para jetova në Itali, më pas shkova në Francë ku fillova shkollën e aktrimit, mbase në ndërgjegje ishte edhe kjo që t’I bëja gjërat vetë. Në Shqipëri mund të kisha më shumë shanse, por Gëzimi është i lumtur tashmë që unë e kam bërë vetë rrugën time. Më shumë ankth prisja përgjigjen e Gëzimit se nga drejtori me të cilin kisha bërë kinoprovën do më merrnin apo jo. Gëzimi më tha se i kishte pëlqyer, ke premisa për aktor,” kujton ai./abcnews.al

