Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një farmacist, konfirmohet rasti më i ri me koronavirus në Fier: U infektua nga gruaja shtatzënë

schedule11:37 - 8 Maj, 2020

schedule 11:37 - 8 Maj, 2020

Është shënuar një tjetër rast me koronavirus në Fier. Bëhet fjalë për një farmacist.

Abcnews.al mëson se rasti më i ri është kontakt i gruas shtatëzënë që u konstatua pak ditë më parë, e cila u infektua pasi vizitoi prindërit e sëmurë me koronavirus në Tiranës.

Gruaja në fjalë ishte shtatzënë, ndërsa infektoi edhe djalin 2 vjeç si edhe vjehrrën.

Gazetarja Valbon Davidhi raporton se farmacisti mund të jetë infektuar ndërsa gruaja shtatzënë ka shkruar që të marrë ilaçe në kohën që ka filluar të shfaqë simptoma.

Po ashtu, mësohet se farmacia ndodhet në lagjen “Liri Gero”, një lagje e madhe në Fier ndërsa po bëhet gjurmimi i kontakteve të gruas shtatzënë dhe të farmacistit.

Sa i përket këtij të fundit, ai është një burrë rreth të dyzetave dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka shfaqur shumë shpejt simptoma. Ai vazhdon ende të mbetet në banesë, por mbetet për t’u parë në vazhdim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!