Një ëngjëll me zemër të madhe, 9-vjeçari dhuron kursimet e tij për të prekurit e tërmetit në Turqi

schedule14:36 - 9 Shkurt, 2023

schedule 14:36 - 9 Shkurt, 2023

Më shumë se 17 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmetet e fuqishme të së hënës në Turqi dhe në Siri, me mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa dëmet janë të jashtëzakonshme.

Në një situatë të tillë ku me mijëra vullnetarë janë duke punuar bashkë me grupet e kërkim-shpëtimit për të gjetur ende të mbijetuar nën rrënojë, mobilizimi është i jashtëzakonshëm te popullsia turke, por jo vetëm.

Veprimi i një fëmijë vetëm 9 vjeç ka marrë vëmendjen e mediave në Turqi. Dëshira e 9-vjeçarit ishte e madhe për të dhënë ndihmën e tij dhe bëri gjithçka kishte mundësi.

Alparslan, i cili ishte prekur nga gjendja e atyre që përjetuan fatkeqësinë, sepse kishte përjetuar edhe tërmetin, i tha nënës së tij Sinem Demir se donte t’i dërgonte paratë që kishte kursyer për vëllezërit dhe motrat e tij.

Alparslan, i cili erdhi në Degën e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Düzce me nënën e tij, ia dha paratë kryetarit të Degës Halil Aydin.

Isha shumë i frikësuar kur ra një tërmet në Düzce. Ne ishim duke fjetur kur ra  tërmeti. U veshëm dhe dolëm me vështirësi. Të njëjtën frikë pata kur dëgjova për tërmetin që kishte rënë në qytetet tona.

Nuk mundëm”të shkoj në shkollë për një periudhe kohe. Prandaj vendosa t’ua dërgoj paratë që kisha kursyer të moshuarve dhe fëmijëve.

“Nuk ka asnjë problem nëse nuk blej çokollatë. Unë do t’u dërgoj rrobat dhe lodrat e mia fëmijëve atje,” shkruhej në letër.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!