Një emigrant rezultoi pozitiv, dalin përgjigjet e analizave për 15 policët e Kakavijës

schedule09:04 - 25 Prill, 2020

schedule 09:04 - 25 Prill, 2020

Mbërrijnë përgjigjet e analizave të 15 policëve dhe kontrollorëve të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe 4 efektivëve të NKVKSH të Gjirokastrës dhe kontakteve të tyre.

Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të kryer. Ndërkohë testimi do të ribëhet pas 5 ditëve për të qenë të sigurt.

Testimi i tyre u realizua dje në mbrëmje pasi pak orë pasi u zbulua rasti i parë me COVID -19 mes një grupi emigrantësh të ardhur në Kakavijë në datat 16-17 prill të karantinuar në hotel RIVER në grykën e Këlcyrës./abcnews.al