Një ekip i tërë nën rrënoja, apel për ndihmë për të nxjerrë gjallë volejbollistet

schedule12:51 - 6 Shkurt, 2023

schedule 12:51 - 6 Shkurt, 2023

Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka prekur edhe ekipin e femrave në vollejboll të Hatay.

14 vollejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin kur tërmeti goditi Turqinë. “CNN Turk” ka raportuar një apel të bërë nga sportisti Eneshan Can, i cili i bën thirrje të gjithëve të gërmojnë nën rrënoja për të nxjerrë të gjalla volejbollistet.

Disa çaste më parë, u bë e ditur se tre futbollistë u nxorrën të gjallë nga rrënojat, ndërsa një portier është ende në kërkim, por ende asnjë lajm pozitiv për të./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!