Një e katërta e rasteve me Covid në SHBA janë fëmijë dhe adoleshentë, sipas një njoftimi nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Gjatë një javë janë raportuar 72.067 raste të reja me Covid-19 te fëmijët.
“Fëmijët përbëjnë 24% të rasteve të reja javore dhe 14% të totalit të rasteve me COVID-19,” tha AAP në një deklaratë.
“Që nga 6 maji, mbi 3.85 milion fëmijë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar ulje të rasteve duke regjistruar nën 40,000 raste për herë të parë në gati tetë muaj ndërkohë 58.5% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një doze./abcnews.al