Presidenti francez Emmanuel Macron, ka urdhëruar mobilizimin e 7000 trupave për të intensifikuar patrullimet e sigurisë në vend. Ky vendim u mor një ditë pasi një 20-vjeçar vrau me thikë një mësues të shkollës së mese në Arras, në Francën verriore.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë Franca shpalli nivelin më të lartë të alarmit të sigurisë pas sulmit, raportoi Reuters.
Autoritetet bënë me dije se mobilizimi ushtarak do të kryhet deri të hënën në mbrëmje dhe se do të publikohet një njoftim i dytë lidhur me patrullat e rregullta në qendrat kryesore të qyteteve dhe vendet turistike.
Më herët Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanen tha se sulmi në Arras ishte i lidhur me ngjarjet në Lindjen e Mesme, ku Izraeli po kryen një ofensivë ushtarake kundër Hamasit, grupit militant palestinez që kreu sulme ndaj Izraelit të shtunën e kaluar./abcnews.al/