Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.


