Një dekadë, Procesi i Berlinit/ Kryeministri Rama udhëton në Gjermani

schedule15:14 - 13 Tetor, 2024

schedule 15:14 - 13 Tetor, 2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri Rama, do të ulen të hënën në Tyrezën, për të avancuar më tyej Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse të mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.

Tryeza udhëhiqet nga vendi iniciues, Kancelari gjerman Olaf Sholz, i cili që në krye të herës vendosi të vijonte axhendën e ish-kancelares, Angela Merkel, për të lidhur me fortë vendet e rajonit mes njëri-tjetrit dhe progresin për në Bashkimin Eropian.

Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën, Anton Hofreiter së fundmi ka veçuar dy vende të Ballkanit Perëndimor, që kanë patur ecuri më të mirë në zbatimin e reformave të nevojshme.

“Mali i Zi po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Shqipëria ka arritur shumë”, ka thënë ai.

Kjo tryezë në kuadër të Samitit të Berlinit vjen ndërsa dy ditë më pas, të mërkurën  mbahet në Bruksel, Konferenca e dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, kur vendi ynë do të çelë grupin e pare të negociatave.

Takimi i fundit iProcesit të Berlinit u zhvillua në Tiranë, më 16 tetor të 2023, që ishte u dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari që u zhvillua në një vend jo anëtar të BE-së.

Të hënën liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian, do të mblidhen në Berlin, ndërsa shënohen n 10 vite nga momenti që nisi ky Proces, më 28 gushtë të 2014.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të aprovojnë të hënën planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!