Një brazilian për sulmin, Dinamo do rikthimin në Superiore

schedule22:14 - 9 Gusht, 2020

schedule 22:14 - 9 Gusht, 2020

Dinamo ia doli të qëndronte në Kategorinë e Parë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një ndër kandidatët kryesorë për kalimin në Superiore, aty ku mungon prej vitesh.

18-herë kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar një sulmues nga Brazili. Ai është Welber Almeida Santos dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Burrelit, ekip në të cilin shënoi tre gola në 15 ndeshje.

 

View this post on Instagram

 

✍Braziliani Welber Almeida Santos është përforcimi i parë zyrtar i merkatos! Sulmuesi 26-vjeçar nga Sao Paolo që spikati sezonin e kaluar me ekipin e Burrelit, firmosi sot në prani të drejtuesve të klubit, kontratën që e mban të lidhur për dy sezonet e ardhshme me fanellën Blu. #WelcomeWelber #ForcaDINAMO🔵🔵

A post shared by F.K. DINAMO 1950 (@fkdinamo.al) on

26-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën kryeqytetase, teksa presidenca italiane pritet të kryeje goditje të tjera në merkato. /abcnews.al