Barcelona bleu kartonin e Emerson Aparecido Leite De Souza Junior nga Atletico MG verën e kaluar dhe e huazoi mbrojtësin e djathtë te Betis. Akordi është për dy vite, por një ofertë e mirë në drejtim të tij mund të ndikojë në largimin e parakohshëm nga skuadra andaluziane.
21-vjeçari është aktivizuar në 24 ndeshje me Betis këtë sezon dhe performancat pozitive i kanë bërë përshtypje Carlo Ancelottit. Më herët ka shfaqur interesim edhe Milani për lojtarin brazilian. Sport.es raporton se trajneri italian e sheh si një përforcim shumë të mirë për Evertonin e tij.
Drejtuesit e klubit nga Liverpool janë gati të nisin negociatat me homologët e Barcelonës në lidhje me Emerson, i cili debutoi me kombëtaren seleçao në miqësoren e nëntorit të kaluar kundër kundër Koresë së Jugut. /abcnews.al