Sa herë përmendet Boca Juniors të gjithëve ju shkon mendja te stadium mitik “Bombonera”. Atmosfera që krijohet aty është e jashtëzakonshme dhe misioni i rivalëve argjentinas për të marrë pikë vështirësohet jashtë mase.
Skuadra më e famshme në Amerikën Latine po projekton një afrim të madh në merkaton e verës. Ovacion raporton se objektivi quhet Edinson Cavani, sulmuesi i PSG-së. Bomberi uruguaian po zhvillon sezonin e fundit me kampionët e Francës dhe në verë del lojtar i lirë.
Oferat nga Europa dhe Amerika nuk i mungojnë, por 33-vjeçari po tundohet nga ideja për të luajtur në “Bombonera”. Bisedimet kanë nisur dhe tifozët unikë ëndërrojnë “El Matador” në skuadrën e tyre të zemrës për të formuar një treshe sulmi Tevez-Cavani-Zarate. /abcnews.al