Një adoleshent në shënjestër, zbulohet objektivi i Milanit

schedule17:31 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 17:31 - 20 Dhjetor, 2019

Milani po tenton të mposhtë konkurrencën për një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij, qendërmbrojtësit Becir Omeragic. Futbollisti i datëlindjes 2002, pjesë e skuadrës së Zurich, sivjet ka luajtur shtatë ndeshje si titullar në Superligën zvicerane dhe shikohet si një lojtar me shumë perspektivë.

Gianluca Di Marzio shkruan se Milani nuk dëshiron vetëm të afrojë Todibo nga Barcelona, por edhe Omeragic. Një investim për të ardhmen dhe që duhet bërë tani, pa nisur ofertat e klubeve të tjera që do e kthenin gjithçka në ankand.

I gjatë thuajse 190 centimetra, Omeragic numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaret e moshave të Zvicrës. Milani është vënë në lëvizje dhe synon ta mbyllë marrëveshjen që këtë janar. /abcnews.al