Niveli i Vjosës rritet çdo orë, ushtria në ndihmë banorëve

schedule16:21 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 16:21 - 2 Dhjetor, 2017

Situatë e rënduar në zonën e Novoselës, ndërsa kalimi në aksin rrugor që të çon drejt fshatrave të Fermës, Fitores , Delisuf, Bishan dhe Dëllenjë, behet vetëm me mjetet e ushtrisë. Banesat janë nën ujë gati 2 metra. Janë evakuuar 36 familje në fshatin Fermë dhe Fitore, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre.  Në ndidhmë të banorëve janë 450 forca të ushtrisë, për të ndërhyrë në cdo moment të kërkimit të ndihmës . Shtabi i emergjëncës në Vlorë konfirmon se situata mbetet kritike, ndërsa duke parë sasinë e prurjeve që do të vijojnë niveli i lumit Vjosë rritet me 10 cm për cdo orë.  Zona e Novoselës  dhe fshatrave përreth  vijon të mbetet pa energji elektrike. Nuk ka patur probleme në jetë njerëzish apo në bagëti të ngordhura dhe gjëja e gjallë është vendosur në katet e sipërme të banesave në zonë. Probleme ka patur edhe në nënkalimet e autostradës Vlorë-Levan, në nënkalimin e fshatit Panaja dhe Novoselë të cilat janë mbushur me ujë dhe lëvizja e automjete  kryhet me mjaft vështirësi./abcnews.al

 

https://youtu.be/eCjHhfGKZo0