Nisje e çmendur e lojës, Turqia gjen avantazhin ndaj Austrisë

schedule21:02 - 2 Korrik, 2024

schedule 21:02 - 2 Korrik, 2024

Pritej një dominim total i austriakëve, mirëpo Turqia ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm pas pak sekondash, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, duke nisur festën e tifozëve të tyre, si dhe duke shpresuar te një kualifikim i madh, në çerekfinale.

Nga një rrëmujë në zonën e Austrisë përfitojnë djemtë e teknikut, Vincenzo Montella, me qendërmbrojtësin, Medih Demiral, i cili gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur, për të dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al