Ministrja e Arsimit me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.
Po ashtu, Besa Shahini tregon se zv/ministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme, me qëllim krijimin e kushteve në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.
Postimi:
“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.
Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.”
Kujtojmë këtu se më herët, në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD deklaroi se udhëzimi i miratuar nga ministria e Shëndetësisë për hapjen e shkollave, është i pazbatueshëm në pjesën më të madhe të institucioneve arsimore. /abcnews.al/