Nisja e shkollës, Rexhaj: Si do të veprohet nëse një nxënës rezulton pozitiv për Covid-19

schedule09:11 - 28 Gusht, 2020

schedule 09:11 - 28 Gusht, 2020

Në tetor nis viti i ri shkollor në Kosovë në një kohë që koronavirusi vijon të mbetet prezent në të gjithë botën. Lidhur me mënyrën sesi do të bëhet mësimi në këto kushte të pazakonta, ka dhënë detaje  zv/ministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Rexhaj ka treguar ndër të tjera sesi do të veprohet në rast se një nga nxënësit apo mësuesit rezulton pozitiv për Covid-19.

Ai u shpreh në Tv Dukagjini:

“Skenari dihet, është A mësimi mbahet në shkollë, B; mësimi i kombinuar dy ditë në shkollë, tri ditë në shtëpi, C;, është në rast të përkeqësimit të gjendjes mbahet mësimi online. Infektohet një fëmijë në klasë, izolohet fëmija, thirren prindërit, klasa dhe mësuesi shkon në shtëpi dy javë dhe mësojnë online në kushte izolimi. Shkolla që nëse tri ditë i ka nga pesë raste, task-forca komunale mblidhet dhe vendosin të mbyllet krejt shkolla dhe me kaluar online, pastaj pas dy jave vendos task forca me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik. Në rast se një komunë kemi dy, tri ditë radhazi më shumë se 10 raste të të infektuarve në shkollë, atëherë mbyllet e gjithë komuna, duke kaluar online.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!