Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Nisja e reshjeve vështirëson situatën, Rama: Nuk ka një shkop magjik

schedule19:39 - 27 Nëntor, 2019

schedule 19:39 - 27 Nëntor, 2019

Nga Durrësi kryeministri Edi Rama u shpreh se po ngrihet një komitet kombëtar, ku do të përfshihen të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti.

Një nga gjërat është krijimi i një komiteti kombëtar të rindërtimit që do të jetë funksion i komitetit shtetëror që krijohet me ligj. Në këtë ne do të shtojmë të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen duke mbledhur kontributet nga të tjerët, ju e njihni mjaft mirë Elvisin. Është shumë e rëndësishme është që të dimë planin kombëtar të gjithë programin e rindërtimit. Elvisi donte të të fokusohej në këtë zonë. Na duhet të bashkohemi, që të bëjmë maksimumin, kjo është ideja e këtij komiteti”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët se si do të procedohet në një kohë kur situata është vështirësuar për shkak të reshjeve të shiut që kanë filluar, kryeministri tha: “Nuk ka një shkop magjik për këtë punë është një situatë krize. Gjatë gjithë ditës së sotme jemi marrë me listimin e familjeve, po fillon një transportim i disa familjeve drejt hoteleve, këtu janë bërë lista. Po bëhet edhe një listë tjetër. Tani po fillon shiu do kemi një problem më shumë, jemi shumë të qartë se cfarë do bëjmë. Ky është një proces i vështirë, duhet të ndajmë të njomin nga i thati”./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!