Nisin testet në njerëz për një tjetër terapi me antitrupa ndaj Covid-19 në Kinë

schedule17:23 - 9 Qershor, 2020

schedule 17:23 - 9 Qershor, 2020

Në Kinë kanë nisur testet klinike në njerëz për një tjetër terapi të mundshme me antitrupa për koronavirusin. Të hënën, mjekët në Kinë i kanë dhënë dozën e parë një vullnetari. Ndërsa terapia është përgatitur nga Eli Lilly dhe kompania kineze Junshi Biosciences për të luftuar Covid-19.

Testet si fillim kanë nisur në Kinë, ndërsa Lilly do të nisë fazën tjetër në SHBA në ditët në vazhdim.

Si fillim, shkencëtarët do të shohin nëse trajtimi me antitrupa i quajtur JS016 është i sigurt për t’u përdorur tek njerëzit. Nëse rezulton e tillë, terapia do të testohet nëse është efektive ndaj virusit. Nëse kjo fazë e parë është e suksesshme, teste të tjera do të vendosin sesi kjo terapi mund të përdoret në mënyrë sa më efektive.

Po ashtu, kompanitë do të eksperimentojnë për të parë se antitrupat mund të përdoren të vetëm apo nëse janë më efektivë të përdorur të kombinuar me kandidatë të tjerë për antitrupa. JS016, në laborator e neutralizoi virusin ndërsa shkencëtarët e dy kompanive po testojnë antitrupa të tjerë potencialë në laboratorë për të parë se cili prej tyre funksionon më mirë.

Kjo është terapia e dytë me antitrupa e testuar nga kompania farmaceutike nga Indianapolis. Lilly po teston edhe një trajtim tjetër me antitrupa të quajtur LY-COV555 që kompania e zhvilloi bashkë me  AbCellera.

Veç këtyre rasteve, kompani të tjera nëpër botë janë duke testuar terapi të mundshme me antitrupa për të luftuar Covid-19. /abcnews.al/