Nisin studimet për të parë nëse plazma e të shëruarve mund ta parandalojë koronavirusin

schedule18:21 - 13 Qershor, 2020

schedule 18:21 - 13 Qershor, 2020

Shkencëtarët po testojnë plazmën e marrë nga gjaku i të mbijetuarve të koronavirusit, për të parë nëse ndihmon për të parandaluar marrjen e virusit.

Persona që janë shëruar nga Covid-19 janë duke dhuruar gjak në mënyrë që të përdoret për të ndihmuar studimet që janë duke u zhvilluar apo edhe për të trajtuar personat që janë aktualisht të sëmurë.

Ende nuk është plotësisht e qartë nëse plazma e marrë nga pacientët e shëruar rrit shanset e mbijetesës për ata që janë ende duke luftuar me virusin, por, nëse rezulton parandaluese, ky mund të jetë një burim i madh i pashfrytëzuar deri më tani.

“Kemi grimca shprese,”tha Dr. Shmuel Shoham nga Universiteti Johns Hopkins, i cili pritët të nisë studimin ku marrin pjesë 150 vullnetarë për të zbuluar nëse plazma e pasur me qeliza imune mund të parandalojë infeksionin.

Mijëra pacientë me koronavirus në spitale në të gjithë botën janë trajtuar me të ashtuquajturën plazma konvulsive, përfshirë këtu edhe më shumë se 20,000 amerikanë.

Një studim lidhur me këtë çështje u bë dhe në Kinë, por nuk pati rezultate të qarta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!