Nisin reshjet e dëborës në Llogara, nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve

schedule17:25 - 1 Mars, 2022

schedule 17:25 - 1 Mars, 2022

Ulja e ndjeshme e temperaturave në 24 orët e fundit ka sjellë reshje të shumta dëbore në jug dhe juglindje të vendit.

Ndërkohë reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ edhe Llogaranë.

Siç shihet edhe në fotot e Abcnews.al, dëbora ka mbuluar rrugët. Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin, ndërkohë që 3 borëpastruese kanë filluar punën për pastrimin e rrugës.

Kujtojmë që për shkak të reshjeve të dëborës, ka patur vështirësi qarkullimi në disa fshatra në Korçë si dhe mungesë të energjisë elektrike. /Abcnews.al