60 infemierët që u dërguan në Itali nga qeveria shqiptare në grupin e dytë të ndihmës për shtetin fqinj kanë nisur punën në Marche, në spitalet ku po trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo thotë se ata po shërbejnë krah kolegëve italianë në këto ditë të vështira për Italinë mike.
LEXO EDHE: Mjeku shpjegon si do jetë bashkëjetesa me virusin: Hapja duhet të bëhet gradualisht
“Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vëshitara, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid 19.
Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë. Më të fortë. Bashkë”, shkruan Manastirliu.
Ky është grupi i dytë mjekësor që Shqipëria dërgoi në Italinë fqinje, pasi 10 mjekëve dhe 20 infermierëve pak javë më parë. Gjesti i Shqipërisë u përshëndet nga figura të shquara politike në Itali, mes tyre edhe kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ish-kryeministri Matteo Salvini./abcnews.al