Shqipëria dërgon 30 mjekë në Itali, Salvini: Faleminderit qeverisë dhe popullit shqiptar, nuk do ta harrojmë këtë gjest

schedule16:41 - 29 Mars, 2020

schedule 16:41 - 29 Mars, 2020

Për t’u ardhur në ndihmë mjekëve në Itali, Shqipëria vendoi të dërgojë 30 mjekë në Bergamo, aty ku është edhe zona më e goditur nga koronavirusi. Pas këtij vendimi të Shqipërisë ka reaguar edhe ish zv/kryeministri italian, Mateo Salvini.

Në reagimin e tij, Salvini thotë se Italia nuk do ta harrrojë këtë gjest të Shqipërisë dhe se e ka telefonuar kryeministrin Rama për ta falënderuar personalisht.

Me anë të një postimi në Twitter, Salvini thotë se më dërgimin e mjekëve, Shqipëria ka treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi “që ne nuk do ta harrojmë.”

Bashkë me videon që tregon momentin e mbërritjes së mjekëve shqiptarë në Itali, ai shkruan:

“Telefonova kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për ta falënderuar për këtë gjest të mrekullueshëm dashurie për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi që ne nuk do t’i harrojmë.”