Nisin “problemet” e para të bashkëjetesës, Arbenita ankohet tek ndjekësit për Feron

schedule13:42 - 12 Maj, 2021

schedule 13:42 - 12 Maj, 2021

Arbenita Ismajli dhe Fero po shijojnë ditët më të bukura të jetës së tyre pasi u bënë prindër për herë të parë në fund të muajit Prill. Reperi dhe modelja mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan postimet në rrjete sociale.

Tashmë që jetojnë bashkë gjatë gjithë kohës kanë nisur dhe “problemet” e para. Modelja ka ndarë shqetësimin e saj ndaj bashkëshortit me ndjekësit në Instagram ndërsa është ankuar për një veprim të tij. Ajo që nuk i pëlqen tek reperi është fakti që Fero nuk i vë siç duhet peshqirët në tualet por i hedh përtokë.

 

Ajo ka publikuar një video me humor, duke treguar se njësoj vepron dhe Fero. Kujtojmë që modelja në ditën e saj më të rëndësishme, humbi dhe të atin pas betejës së vështirë me koronavirusin. /abcnews.al