Tre duele të vërteta përmbyllin javën e 14-t të Abissnet Superiore. Gjithçka nisi të premten me barazimin mes Dinamos e Vllaznisë, për të vijuar me fitoren e Skënderbeut ndaj Kastriotit.
Takimi i parë i ditës së sotme luhet në Rrogozhinë, aty ku Egnatia kërkon të rikthehet te fitorja që e largon nga vendi i parafundit për momentin.
Përballë do të ketë Laçin, që ka mundësinë të barazohet me pikë me Vllazninë e vendit të tretë në rast se fiton sot. Kurbinasit janë të motivuar maksimalisht, pasi edhe rivalët e tjerë të kreut kanë ndeshje të vështira.
Kukësi luan në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit në orën 16:45, kurse Tirana e vendit të parë do kërkojë reagimin pas humbjes me Laçin. Bardheblutë përballën në orën 19:45 me kampionët në fuqi, Teutën që ka rikthyer në stol Edi Martini. / abcnews.al