Anijet që operojnë në liqene dhe në det po i nënshtrohen një kontrolli nëse janë të licensuara dhe plotësojnë kushtet për të transportuar turistë. Operacioni po kryhet në Shkodër dhe në qytete të tjera, ndërsa drejtori i Përgjithshëm Detar, Paulin Ndreu, tha nga Vlora se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e turistëve.
Në liqenin e Komanit dhe të Shkodrës po bëhet një operacion për kontrollin e anijeve turistike që transportojnë turistë.
Inspektimet dhe verifikimet e mjeteve ujore do të jenë për kushtet në të cilat ndodhen anijet, nëse janë të regjistruara apo përbëjnë rrezik për turistët që lëvizin në këto liqene.
Të gjitha anijet që nuk plotësojnë kushtet do të bllokohen. Për masat e marra, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu, zhvilloi një takim me operatorët e anijeve turistike në Vlorë.
Një udhëzim i nxjerrë nga Drejtoria Detare përcakton edhe kushtet mbi të cilat do të operojnë edhe mjetet ujore.
Anijet pasagjerë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujërat e brendshme brenda datës 01.07.2018, duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti. Mosplotësimi i dokumentacionit do të sjellë bllokimin e tyre./abcnews.al