Në ditën e sotme, ndonëse me kushtet atmosferike të rënduara, nga reshjet e shiut, pelegrinët kanë kryer ritet fetare duke u lutur në Kishën e Shna Ndout në Laç, i njohur ndër gjashtë vendet e shquara të botës së pelegrinazhit.
Besimtarët nisën pelegrinazhin e tyre në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Eshtë dita e pelegrinazhit dimëror, që për besimtarët do të thotë kohë lutje për të gjetur qetësi shpirtërore.
E njohin për vend të shenjtë.
Kanë dëgjuar për mrekullitë pas lutjeve në Kishë.
Ndër shekuj ngjarje që kanë bërë të besojnë se Kisha e Shën Antonit, ose siç njihet në ditët e tona Kisha e Shna Ndout në Laç, të jetë vendi me fuqi shëruese apo mrekullibërëse.
Besimtarët prekin muret, luten duke marrë me vete send personal, lënë monedha që shkojnë për të varfërit.
Për françeskanët, kjo është shpella e Shën Vlashit, Ipeshkev dhe martirit, që e ka një historik./abcnews.al