Nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

schedule16:04 - 25 Shtator, 2019

schedule 16:04 - 25 Shtator, 2019

Në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 6 Tetorit. Partive politike u është bërë thirrje që të respektojnë ligjet.

Mesnata ka shënuar edhe zyrtarisht nisjen e fushatës zgjedhore për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte ajo që zgjodhi pikërisht mesnatën të nisë fushatën në kryeqytet.

Derisa partitë tjera kanë vazhduar të proklamojnë ofertat e tyre për këto zgjehdje në qytete të ndryshme të Kosovës. KQZ-ja u ka bërë apel partive politike që t’u përmbahen ligjeve dhe rregullave zgjedhore për një proces të rregullt zgjedhor.

Ndërsa ambasadori i ri britanik në Kosovë Nicholas Abbot ka folur për premtimet e partive politike për luftimin e korrupsionit. Theksoj se nuk është e drejtë të flitet kaq shumë për luftimin e korrupsionit para fushatës dhe pas fushatës të theksohet se pushteti ekzekutiv nuk ka kompetenca ligjore në këtë drejtim.

Fushata do të zgjasë deri më 4 Tetor. 25 subjekte politike nga komunitetet shqiptare, serbe, boshnjake, turke dhe komunitetet tjera garojnë për 120 ulëset e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!