Nis viti i ri akademik, 22 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

schedule14:47 - 15 Tetor, 2018

schedule 14:47 - 15 Tetor, 2018

83 mijë studentë në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik. 22 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve. Këtë vit, për herë të pare, 16% e studentëve janë regjistruar në degët e mësuesisë.

Mësuesia për herë të parë është renditur e treta ndër degët e pëlqyera nga maturantët, pas ekonomikut dhe shkencave sociale. 16% e studentëve këtë vit akademik janë regjistruar për mësuesi. Klevisa Kola është një prej tyre. Ajo vjen nga Kruja në Tiranë për të ndjekur studimet per gjuhë-letërsi, ndonëse kjo nuk ishte zgjedhje e parë.

Klevisa Kola: “Faktikisht unë do të dëshiroja më shumë të më kishte dalë Anglishtja, por nuk ishte e mundur dhe më doli Gjuhë dhe Letërsia. Anglisht si mësuese.”

Nëse më herët mësuesia përzgjidhej nga maturantët më të dobët, këtë vit degët e saj do ti ndjekin studentë me mesatare mbi shtatë.

“Me mesataren 9 dhe mund të themi që jam ndër të vetmet në gjimnazin tim që kam marrë Gjuhe dhe Letërsinë. Kma mbaruar në gjimnazin e Mamurrasit. Është një nga degët në të cilën është më e favorshmë për sa i përket tregut të punës.”

“Mësuesia më pëlqen sepse edukojnë brezat e ardhshëm.”

Si këto vajza, këte vit akademik në auditoret e universiteteve ulen për herë të parë rreth 22 mijë studentë, ndërsa në ciklin e pareë nisin studimet rreth 83 mijë të rinj. Universitetet këtë vit hapin dyert edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm, ndërkohë që për herë të parë jane çelur 103 programe të reja studimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!