Nis puna për rehabilitimin e rrugës Shkodër-Muriqan

schedule16:51 - 10 Shtator, 2018

schedule 16:51 - 10 Shtator, 2018

Rruga Shkodër-Muriqan u ndërtua në vitin 2003, por dëmet e kthyen atë një nga segmentet më të vështira për t’u qarkulluar. ARRSH njoftoi një ditë më parë për rehabilitimin e saj dhe puna aty ka nisur.

Ashtu edhe siç u njoftua, ARRSH nisi Rehabilitimin e rrugës Shkodër-Muriqan. Makineritë shfaqen herët në Anën e Malit.

Nuk do të ketë zgjerim të segmentit. Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant.

Gjithashtu realizimin e të gjithë shtresave të reja asfaltike në gjatësinë e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë rrugore.

Në njoftimin e përbashkët, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkuan mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Për këtë është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Sipas të dhënave, nga pika e kalimit kufitar në Muriqan brenda një viti qarkullojnë rreth 800.000 mjete./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!