Nis pastrimi i bregdetit të Shëngjinit/Për 20 ditë çdo gjë gati

schedule15:53 - 10 Mars, 2018

schedule 15:53 - 10 Mars, 2018

Vendorët në Lezhë kanë vendosur që Shëngjini të jetë gati për vizitorët para se të nisë sezoni turistik. Për këtë arsye ata po ndërhyjnë për pastrimin e mbeturinave në bregdet dhe rërës në shëtitore.

Baticat e detit kanë sjellë mbeturina në breg.

Kurse  era e fortë ka krijuar probleme edhe në shëtitore.

Ky është Shëngjini që po del nga dimri drejt sezonit veror.

Pasi koha favorizoi ndjeshëm këtë të premte, Bashkia e Lezhës dërgoi në bregdetin e Shëngjinit mjete dhe punonjës të shërbimeve.

Për shkak të rëndësisë që merr edhe në këtë periudhë nga vizitorë të ndryshëm dhe banorët e zonës që e frekuentojnë masivisht, fillimisht nisi pastrimi nga rëra.

Administratori Tonin Uldedaj thotë se Shëngjini do të jetë gati brenda 20 ditëve.

Duket ende herët, por këtë vit Bashkia e Lezhës nisi ndërhyrjet në Shëngjin e Tale. Kjo është një mënyrë për të nxitur vizitorët drejt këtyre zonave turistike edhe para sezonit turistik veror.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

/abcnews.al