“Oda Dibrane” çeli siparin për të 23-tin vit rradhazi. I kthyer tashmë në traditë, ky festival grumbullon më shumë se 600 artistë që shpalosin vlerat kulturore, traditat dhe ritet e zonave nga ato vijnë. Në këtë festival mbarëkombëtar, i dyti pas Gjirokastrës, marrin pjesë mbi 20 grupe dhe shoqata artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Prej tre vitesh organizatorët kanë menduar që një natë e këtij festivali të zhvillohet në Dibër të Madhe në Maqedoni, ndaj aty u ngrit dhe sipari i këtij festivali dhe në natën e parë konkuruan 4 grupe. Nata e dytë, që do të zhvillohet sonte në Diber, pritet që të ndiqet nga i gjithë kabineti qeveritar./abcnews.al
Nis Oda Dibrane, marrin pjesë në festival rreth 600 artistë
schedule15:52 - 10 Nëntor, 2017
schedule 15:52 - 10 Nëntor, 2017