Nis lufta tregtare/ Selami Xhepa: Bota është kthyer në shekullin e XIX, tregjet janë në pasiguri të madhe

schedule15:04 - 3 Prill, 2025

schedule 15:04 - 3 Prill, 2025

TIRANË- Profesor i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në emisionin “Money Report”, komentoi veprimin e Donald Trump, i cili vendosi të shpallë tarifa të reja për rreth 180 vende të botës, përshirë këtu dhe Shqipërinë.

Ai theksoi se sot bota e shekullit XXI ngjan me botën e dy shekujve më parë, kohë në të cilën të gjitha vendet aplikuan mure tarifore për të luftuar tregtinë globale.

“Sot bota e shekullit të XXI ngjan ekzaktësisht me botën e shekullit të XIX, sepse në shekullin XIX, SHBA dhe shumë vende të Evropës kishin adresuar politika tregtare proteksioniste, mbrojtje me mure tarifore dhe jotarifore për të penguar tregtinë ndërkombëtare dhe vazhdoi deri në Depresionin e Madh të viteve 1930 dhe ne kemi një precedent historik për të parë se çfarë efekti kanë masat e kësaj natyre”, tha ai.

Ai theksoi se vendimi i Trump ka futur në pasiguri të madhe ekonominë botërore dhe se tregjet janë të destabilizuara.

“Fillimi i luftës tregtare të re të iniciuar me vendimet të administratës së presidentit Donald Trump, të krijojnë reminishencat e një epoke shumë të largët dhe do të thosha shumë të vështirë nga pikëpamja e sigurisë dhe stabilitetit të ekonomisë botërore. Të gjithë tregjet janë të destabilizuara”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!