Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis korrja e grurit/ Rama publikon pamje nga Durrësi: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

schedule08:17 - 22 Qershor, 2026

schedule 08:17 - 22 Qershor, 2026

DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamje nga nisja e sezonit të korrjes së grurit në zonat e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës. Në postimin e tij, Rama vlerëson punën e fermerëve dhe kontributin e tyre në bujqësinë shqiptare.

Dhe me këtë pasqyrë të Shqipërisë që punon, nga korrja e grurit në Sukth dhe Katund i Ri, në Durrës, ku njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Pamjet e publikuara tregojnë procesin e korrjes së grurit në fushat bujqësore të zonës së Durrësit, një nga rajonet me aktivitet të rëndësishëm në prodhimin e drithërave në vend. Postimi vjen në një periudhë kur fermerët kanë nisur punën intensive për grumbullimin e prodhimit të sezonit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!