Nis injektimi i dozave të treta në Lezhë, Zefaj: Interesi është i shtuar

schedule14:30 - 4 Nëntor, 2021

schedule 14:30 - 4 Nëntor, 2021

Prej 1 nëntorit ka nisur edhe në Lezhë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Vihet re një interes i atyre që i kanë marrë të dyja dozat e para dhe paralelisht po bëjnë edhe vaksinën kundër gripit.

Të moshuarit pranë qendrës shëndetësore në Ballderen thonë se ndjehen më të sigurt për shëndetin e tyre pas vaksinimit.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Zojë Zefaj thotë se interesi është i shtuar dhe se po përgatiten listat për bluzat e bardha dhe mësuesit.

Sipas saj, vaksina po aplikohet edhe tek fëmijët sipas protokolleve të planifikuara, por ende nuk ka të dhëna për numrin e fëmijëve të vaksinuar deri më tani. Vaksinimi me dozën e tretë ka nisur tek moshat mbi +90 dhe aktualisht po vaksinohen edhe ata +60. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!