Nis grumbullimi i protestuesve, hiqet banderola për Ardit Gjoklajn

schedule10:36 - 27 Janar, 2018

schedule 10:36 - 27 Janar, 2018

Protestuesit e opozitës kanë nisur të grumbullohen në selinë e PD për t’iu drejtuar më pas bulevardit. Protestuesit e opozitës mbajnë në duar banderola me portretet e disa prej ministrave të qeverisë Rama

Më herët protestuesit mbanin në duar një banderolë me portretin e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Sipas Partisë Demokratike 17-vjeçari Ardit Gjoklaj është simboli i viktimës nga mafia e plehrave.
Protesta e opozitës, banderola në sheshin “Skënderbej” me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.Policia bashkiake hoqi banderolën me portretin e Ardit Gjoklaj e vendosur nga Partia Demokratike. Banderola me portretin e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj u vendos në sheshin “Skënderbej” nga protestuesit e PD.

Opozita zhvillon sot protestën në orën 12:00 përpara Kryeministrisë kundër politikave të Qeverisë Rama
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se protesta e opozitës që nis në orën 12:00 do të jetë paqësore.
Policia ka angazhuar 1500 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja dhe familja e tij mbërriti në selinë PD rreth orës pak para orës 10:00. Ai u takua me disa mbështetës të cilët ndodheshin para selisë PD.

Ndërsa rreth orës  10: 25 Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj hyri në ministrinë e Brendshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!