Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis gjyqi i paraburgimit!/ Faik Basha: Nuk mund të arrestosh pa pasur prova! Vendime jo për hir të reformës, por sipas ligjit

schedule20:26 - 9 Prill, 2026

schedule 20:26 - 9 Prill, 2026

Nis gjyqi i paraburgimit! Pas raporteve alarmante për nivelin e paraburgimeve në vendin tonë, si më të lartat në rajon, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur për të ndryshuar praktikën e njësuar të vitit 2011 për vendosjen e masave të sigurimit personal nga gjykatat.

Praktika e re do të detyrojë gjyqtarët që, para se të shkojnë te masa më e ashpër e arrestit në burg, duhet të arsyetojnë përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.

Eksperti Faik Basha tha se nuk mund të arrestosh dikë pa pasur prova. Sipas tij, nuk mund të japësh vendime për hir të reformës, por duhet të procedohet sipas ligjit.



“Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Angli na tregoi një histori që lidhej me paraburgimet në Shqipëri. Ai tregoi që në një rast të drejtësisë angleze, një person kishte kryer vrasjen e një oficeri, por nuk ishte gjetur trupi. U detyruan ta linin në gjendje të lirë, i vendosën përgjime; ndër të tjera iu bë edhe emision ku flitej për trupin që ende nuk ishte gjetur.

Ai foli me vete: “Shkoni, shkoni se atje e keni”, sepse i kishin vendosur përgjues në shtëpi dhe më pas e arrestuan. Nuk mund të japësh vendime për hir të një reforme, por duhet sipas zbatimit të ligjit. Nuk jam për këtë deklaratë që nuk garantojmë mekanizma shtrëngues; shteti të marrë masa.

Shteti dhe bashkëpunimi me vendet e tjera janë forcuar, kushdo që do thyejë masën që i jepet nuk është i sigurt që do e shijojë lirinë. Nuk ka nevojë të japësh masë shtrënguese se nuk paske element korrigjues.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!