Nuk ka më Messi dhe Cristiano Ronaldo. Për herë të parë pas gati dy dekadash, dy yjet e futbollit janë jashtë listës së 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Për këtë arsye gara e edicionit 2025 për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit është më e fortë dhe më e paparashikueshme.
“France Football” zbuloi listën e zgjeruar të pretendentëve, ku bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit.
Paris SG kryeson me tetë lojtarë përfshirë edhe atë që konsiderohet mes favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele.
Bashkë me sulmuesin janë edhe shokët e tij të ekipit, Donaruma, Doue, Fabian Ruiz, Nuno Mendez, Vitinja, Joao Neves dhe Kvarashkelia.
Nuk mund të mungonin edhe lojtarë si Bellingham, Vinicus Junior, Kylian Mbape, Lamine Yamal, Raphina, Haland, Salah, Leëandoëski, Harry Kane dhe Lautaro Martinez.
Por vetëm pak prej tyre kanë shpresa për të qenë në listën përfundimtare me tre finalistët për “Topin e Artë”.
Përveç Dembele, mes futbollistëve me më shumë kuota për “Topin e Artë” sipas parashikimeve janë Salah, Rafinha dhe Yamal.
Ky I fundit garon edhe për trofeun “Kopa”, që jepet për lojtarin më të mirë U21 dhe të cilin e fitoi vitin e shkuar.
Talenti i Barcelonës ka një sfidë të fortë me yllin e Paris SG, Desire Doue.
“France Football” ka zbuluar edhe kandidatët në kategoritë e tjera.
Për trajnerin më të mirë, trofeu i pagëzuar me emrin e legjendës Johan Cruyff, pesë pretendentët janë Antonio Conte I Napolit, Luis Enrique I Paris SG, Hansi Flick i Barcelona, Enzo Maresca i Chelsea dhe Arne Slot i Liverpul.
Në ceremoninë që do të zhvillohet si çdo vit në mbrëmjen gala në Paris më 22 shtator do të ndahen edhe çmimet e tjera, “Topi i Artë” I futbollit për vajza, portiere më i mirë dhe skuadrat më të mira për djem dhe vajza.


