Nis forcimi i euros

schedule16:49 - 11 Qershor, 2018

schedule 16:49 - 11 Qershor, 2018

Monedha e përbashkët europiane po forcohet gradualisht, pas nivelit më të ulët në 10 vjet që preku në datën 5 Qershor. Sot një euro arriti  të këmbehet me 128,34 lekë.

Jo vetëm nuk ka pësuar më rënie, por monedha e përbashkët euro është rritur me 4.17 lekë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fundi i muajit Prill.

Ndërsa këtë të hënë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të hënë me 128.34 lekë, me një rritje prej 0.76 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg, pasi euro ra me shpejtësi në Maj dhe Qershor, duke zbritur në 5 Qershor në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet. Banka tha se kjo rënie ishte e papritur dhe kishte shkuar përtej parashikimeve, duke u ndikuar dhe nga efekti psikologjik i pritshmërive për një rënie të mëtejshme.

Individët nxituan të blinin valutë, në pritje të rritjeje të mëtejshme të euros dhe kjo ndikoi në forcimin e shpejtë të monedhës së përbashkët.

Luhatjet e mëdha kanë bërë që agjencitë e këmbimit valutor të rrisin marzhin e tregtimit në blerje dhe shitje, nga 0.5 lekë, në gati 2 lekë. Një euro mund ta blesh sot mesatarisht në agjencitë valutore me 129.3-130.3 lekë.

Për shkak të kësaj situate, ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë në muajt në vijim, ndonëse tradicionalisht vera është një periudhë kur valutat dobësohen, për shkak të efekteve sezonale nga remitancat dhe prurjet e turistëve, që këtë vit pritet të arrijnë në nivel rekord./abcnews.al