Qytetarët nga Maqedonia e veriut kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar gjatë kësaj vere. Shifrat tregojnë rritje të lëvizjeve në përmes pikës kufitare të Qafëthanës ku vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrê 4.521 qytetarë. Vizitorët vijnë përveç Maqedonisë së Veriut edhe nga Bullgaria, Polonia, Turqia, Franca si dhe vende të tjera të Evropës.
“Jemi nga Bullgaria dhe do të shkojmë në Durrës. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe do të rrimë rreth 4 ditë”.
“Jam nga SHBA por jetoj në Turqi dhe po vij në Shqipëri për pushime. Është hera e parë që vij këtu dhe do të qëndrojmë disa ditë në jug në Ksamil”.
“Jemi nga Maqedonia dhe do të shkojmë me pushime në Sarandë ku do të qëndrojmë një javë”.
Sipas autoriteteve të kufirit vetëm gjatë kësaj javë kanë hyrë në Shqipëri më tepër se 30 mijë udhëtarë. Fluksi pritet të jetë i lartë edhe në vazhdim, ndërsa policitë kufitare të të dy vendeve po punojnë me kapacitet të plotë për të lehtësuar lëvizjen në kufi të udhëtarëve./abcnews.al