Nis e ndërpritet seanca për demarkacionin në Kosovë

schedule09:19 - 28 Shkurt, 2018

schedule 09:19 - 28 Shkurt, 2018

Ka nisur në Kosovë seanca e jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes së demrakacionit me Malin e Zi. Në sallë ishin të pranishëm 67 deputetë, numër i mjaftueshëm për debat, por për votimin e demarkacionit, duhen 80 vota pro.

Seanca e sotme vjen pas dështimit të asaj të premtes, për shkak të mungesës se konsensusit mes partive. Lidhja demokratike e Kosovës refuzonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të dilte në votim bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar në vitin 2015 dhe deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas mediave kosovare deri tani me anë të negociatave mes LDK-së me PDK-në, AAK-në dhe Nismën, janë siguruar vetëm 78 vota.

Kryetari parlamentit Kadri Veseli vetëm pak minuta pas nisjes së seancës ka kërkuar një pushim, në mënyrë që komisioni për Punë të Brendshme të shqyrtojë dhe t’u dorëzojë deputetëve marrëveshjen e arritur për demarkacion.

Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, u shpreh kundër votimit të marrëveshjes aktuale, duke kërkuar tërheqjen e saj nga parlamenti, pasi ka shumë gabime teknike, në raportin e komisionit që e ka hartuar.

Ndërsa deputetët e Listës serbe nuk ishin të pranishëm në sale, pasi kanë deklaruar më parë se nuk do të votojnë marrëveshjen në fjalë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!