Nipi që vrau gjyshen: Jam i penduar

schedule11:19 - 29 Shtator, 2018

schedule 11:19 - 29 Shtator, 2018

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 21 vjeçarin Redmond Gruda që vrau gjyshen e tij dy ditë më parë. Ai është shfaqur i penduar për krimin dhe ka deklaruar gjatë seancës gjyqesore se i doli situata jashtë kontrollit.

Pa mbështetjen e familjes apo të afërmve, krejt i vetëm ka dale para togave të zeza 21 vjeçari Redmond Gruda. Me duar në pranga, i riu që akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij 81 vjeçares Floresha Shkurti, shprehu pendesë. Përpara trupit gjykues, ku ishte i pranishëm për tu njohur me masën e sigurisë Gruda tha se nuk donte të vriste gjyshen, por situata i doli nga kontrolli.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga Pali Decolli tha se Gruda ka pranuar se është autori i vrasjes së gjyshes se tij dhe ka prova të mjaftueshme që e vertetojnë ketë duke kërkuar “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët, gjyqtarja e çështjes Aida Kaja e la të riun në qeli.  81-vjeçarja Floresha Shkurti u gjet e pajetë në dhomën e saj me tre plagë në kokë, qafë, krahë dhe duar të shkaktuara me mjet prerëse. Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit, për motive te dobeta. 21 vjeçari njihej si përdorues droge./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!