Nipi plumb pas koke gjyshit, më pas jep intervistë në media

schedule08:15 - 28 Shkurt, 2019

schedule 08:15 - 28 Shkurt, 2019

Policia e Vlorës ka arrestuarin 17-vjeçarin si autor të dyshuar për vrasjen e gjyshit te tij për shkak të marrëdhënieve familjare. Por  ndërkohë adoleshenti jep versione të ndryshme të ngjarjes.

U ka blere pistoletën tip “Zastava” tre personave të tjerë të cilët tashme janë të arrestuar. Dhe me të 17-vjeçari vlonjat por nuk hezitoi të vriste gjyshin me një plumb pas koke.

Vangjel Kapllani, moshatarët e të cilit e thërrasin Anxhelo, përfundoi në prangat e policisë katër ore pasi kreu krimin. Atë kohe kur edhe gjyshi i tij me të njëjtin emër Vangjel Kapllani, ndërroi jetë në spital e Vlorës.

Për 69-vjeçarin e sulmuar me armë ishte vetë 16-vjeçari që njoftoi ambulancën dhe policinë. Ai tha se gjeti derën e shtëpisë hapur si dhe grabitësit i kishin marrë të moshuarit një milion lekë.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe për një televizion. Por skenari i tij për të humbur gjurmët zgjati vetëm pak orë. Hetueset dyshuan që në fillim që ai ishte vrasësi i të moshuarit.

Me gjakftohtësinë ai dha çdo detaj të veprës se tij kriminale, vetëm sa nuk deklaroi që ishte ai autori. 17-vjeçari jetonte me gjyshin pasi prindërit i kishin vdekur në vitin 2004 në një aksident në Greqi. Rreth tre muaj më parë ai kishte humbur dhe gjyshen.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje edhe pse në momentet e para të arrestimit adoleshenti ka thënë se gjyshi i nxinte jetën. E stresonte dhe nuk e duronte dot. Sikurse më vone ka ndryshuar rrufim. Ai ka akuzuar hallën e tij dhe kushërirën për vrasjen. Kontradikta në dëshmi kanë vazhduar gjatë.

Por nga ana tjetër hetueset kanë zbuluar se dy vjet më parë, ky fëmijë ishte denoncuar nga gjyshi për vjedhjen e disa mijë eurove. Ngjarja e rëndë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Rilindja” në Vlorë ka shokuar banorët, jo thjesht prej krimit, por për gjakftohtësinë e të dyshuarit si autor. Tani është në qeli bashkë me shokët që i shitën pistoletën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!