Nikolla takon studentët e programit kombëtar të praktikave të punës

schedule14:57 - 11 Janar, 2018

schedule 14:57 - 11 Janar, 2018

Ministrja e Arsimit, takoi studentët që janë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Nikolla theksoi se ata kanë të gjithë vëmendjen e Qeverisë, sidomos përsa i përket modernizimit të kurrikulave, për t’i përshtatur ato me nevojat e tregut të punës.

Lindita Nikolla përshëndeti rreth 600 studentë që pas diplomimit në ciklin e parë të studimeve “bachelor”do të bëhen pjesë e programit kombëtar të praktikave të punës. Ministrja e Arsimit u rikujtoi edhe njëherë vlerën që diplomës që tashmë mbajnë në duar.

Përmes programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Qeveria synin të ndihmojë studentët në tranzicionin nga universiteti në tregun e punës. Në institucionet e administratës qendrore janë përzgjedhur rreth 420 praktikantë fitues, njësitë e pushtetit vendor kanë përzgjedhur 100 aplikantë, ndërsa shoqëritë tregtare 65.

Ministrja tregoi se pak ditë më parë është përmbyllur edhe implementimi I sipërmarrjes në të gjithë ciklin parauniversitar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!