Nikolla nuk pranon debatin e opozitës me Ramën për çmimet

schedule15:52 - 16 Mars, 2022

schedule 15:52 - 16 Mars, 2022

Nga Erneta Shevroja

Pritej që kryeministri Edi Rama të kishte përballjen me opozitën këtë të  enjte për çmimet e rritura dhe masat e qeverisë për të mbrojtur qytetarët.

Por kjo nuk do të ndodhi në seancën e kësaj të enjteje.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla nuk i ka pranuar kërkesat e opozitës për të futur me urgjencë në seancën e kësja të enjteje, për situatën në vend, e diktuar nga çmimet e rritura.

Një ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demorkatike i ka bërë kërkesë zyrtare kryeparlamentares për të zhvilluar një mocion me debat mbi situatën e çmimeve dhe reagimin e qeverisë, për të mbrojtur shtresat më në nevojë të shoqërisë.

Edhe pse Rama prej ditësh po prezanton një Paketë, grupi parlamentar demokratë vlerëson se masat e marra nga qeveria deri më tani nga qeveria duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që çdo ditë e më shumë vështirësohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Edhe Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë urgjente për seancën e kësaj të enjteje me kryeministrin Rama. As kjo kërkesë nuk është pranuar për t’u zhvilluar këtë të enjte.

Mocioni me debat i PD së Bashës dhe interpelanca e Berishës pritet të zhvillohet në seancat e ardhshme parlamentare.

Në rendin e seancës ndërkohë janë parashikuar dy interpelanca e deputetit socialistë, Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, për vaditjen e  Divjakës dhe projektet e mbështetura nga Fondi për Zhvillimin Rural./abcnews.al