Nikolla iu kërkon mësuesve kontribut për përmbytjet

schedule16:58 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 16:58 - 6 Dhjetor, 2017

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, ka dhënë rrogën e saj mujore për familjet e përmbytura. Gjithashtu Nikolla kërkoi edhe kontributin e mesuesve.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, iu kërkoi mësueve të kontribuojnë financiarisht për të ndihmuar familjet që iu përmbytën shtëpitë nga reshjet e fundit të shiut.

“Edhe unë, ministrja e arsimit, do detikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë të familjeve dhe të këtyre komuniveteve. Do të ftoja të gjithëve ju, të gjithë shkollat dhe mësuesit e Shqipërisë që të vijojmë nga dita në ditë me kontributet e adresuara zonave, nxënësve dhe familjeve në nevojë në zonat që pësuan përmbytje”.

Ministrja deklaroi se disa gjimnaze në kryeqytet kane mbledhur ndihma për familjet në nevojë. Ky sipas ministres është një proces që vijon. Ministria ka ngritur një grup pune për të koordinuar ndihmën që vjen nga çdo shkollë dhe mësues./abcnews.al

 

https://youtu.be/QW9oPvsF8qI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!