Nikolla Gruevski mund të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë

schedule13:11 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 13:11 - 2 Dhjetor, 2017

Mediat maqedonase shkruajnë se ish kryeministri dhe aktualisht kryetari i VMRO – DPMNE, Nikolla Gruevski mund të japë dorëheqjen nga posti i tij. Në një deklaratë për mediat Gruevski konfirmoi se do të mbahet një kongres i jashtëzakonshëm ku do të bëhet analiza e zgjedhjeve dhe do të zgjidhet kryetari ri i partisë. Duke konfirmuar se është kryetari i partisë ai që duhet mbajë peshën më të madhe të përgjegjësisë për rezultatet negative në zgjedhjet e përgjithshme, Gruevski shtoi se do të duhen dhe 2 javë për të bërë një analizë e plotë dhe dorëheqja e tij nuk lidhet aspak me të. Ndërsa për datën e saktë të mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm ai tha se janë organet partiake që duhet të vendosin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!