Nikaragua do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë të urdhërojë Berlinin të ndalojë eksportet e armëve ushtarake në Izrael dhe të anulojë vendimin e saj për të ndaluar financimin e agjencisë palestineze të OKB-së (UNRWA).
Seancat, të cilat zhvillohen sot dhe nesër, janë pjesë e një rasti më të gjerë të Nikaraguas, i cili akuzon Gjermaninë për shkelje të Konventës së Gjenocidit – të cilën Berlini e mohon, shkruan Sky News.
Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë të Izraelit – duke dërguar rreth 326.5 milionë euro pajisje dhe armë vitin e kaluar.
Disa avokatë në Gjermani ngritën një çështje javën e kaluar kundër qeverisë për të ndaluar eksportet e armëve.
Çështja e Nikaraguas në GJND bazohet në një çështje gjenocidi që Afrika e Jugut e solli kundër Izraelit – ku gjykata botërore urdhëroi masa urgjente, duke përfshirë një thirrje për Izraelin që të ndalojë çdo akt të mundshëm gjenocidi.
Izraeli ka mohuar akuzat për gjenocid dhe ka thënë se ka të drejtë të mbrohet./abcnews.al

