Nigel Farage: Premtoj të bëj gjithçka për të kapërcyer “hendekun” mes administratës së Trump dhe Britanisë

schedule22:23 - 6 Nëntor, 2024

schedule 22:23 - 6 Nëntor, 2024

Nigel Farage, udhëheqësi i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, ka theksuar se do të bëjë “gjithçka që ka mundësi për të ndihmuar “të kapërcehet hendeku” midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe administratës së Donald Trump.

Duke folur për BBC News nga Florida, ai thotë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer dhe Trump “nuk pajtohen pothuajse për gjithçka”.

Farage shton se ai beson se mbështetja e NATO-s, shkëmbimi i inteligjencës dhe tregtia midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe do të kenë rëndësi për të dy kombet.

“Më lejoni t’ju bëj një premtim, nëse mund të bëj diçka për të kapërcen atë boshllëk që ekziston aktualisht midis Partisë Laburiste të Keir Starmer dhe republikanëve të Donald Trump, do ta bëj, jo sepse jam dakord politikisht me këtë qeveri, por sepse është në interes të vendit tonë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!